Mario Gotze transferohet tek Eintracht Franfurt

Ish-futbollisti i Bayern Munchen dhe Dortmund, është rikther në Bundesligë.

Gotze nga sezoni i ri do ta vesh fanellën e Eintracht Frankfurt.

30 vjeçari është transferuar nga PSV, dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Gjermani foli pas nënshkrimit të kontratës duke thënë se e ka pritur me padurim.

“E kam pritur me padurim transferimin tek Eintracht Frankfurt. Klubi ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ka nisur një rrugë ambicioze. Bisedimet me Markus Krösche dhe Oliver Glasner treguan se ne kemi dhe po ndjekim të njëjtat synime dhe ide. Klubi ka një themel të madh. Nga stadiumi e deri tek tifozët në qytet, gjithçka më përshtatet. Mezi pres me padurim rikthimin tim në Bundesligë. Përveç kësaj, ne kemi mundësinë të luajmë në Ligën e Kampionëve”- tha Gotze.

Mario Gotze, në dy sezonet e fundit për PSV Eindhoven, ku fitoi Superkupën Holandeze në vitin 2021 dhe Kupën Kombëtare 2022, duke kontribuar me 18 gola dhe 18 asistime.

Nga viti 2010 deri në 2020, gjermani ka bërë 219 paraqitje për Borussia Dortmundin dhe 114 për Bayern Munchen.

Gjermani gjithashtu ka veshur fanellën kombëtare të Gjermanisë në 69 ndeshje.

Si futbollist ai ka fituar pesë Bundesliga, katër kupa të DFB-së, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.

Me kombëtaren gjermane, 30 vjeçari ka fituar edhe Kampionatin Botëror në vitin 2014, ku ishte vendimtar duke e shënuar edhe golin e fitores për “pancerët” në minutën e 113-të kundër Argjentinës.

Go to TOP