Marihuanë në qendër të Prishtinës: Arrestohet një i ri me 16.7 gramë drogë
Një operacion policor në rrugën “Nekibe Kelmendi” të Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, njofton Kosova.info.
Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 16.7 gramë marihuanë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rrjetin e mundshëm të shpërndarjes po vazhdojnë./Kosova.info/
