Maresca suspendohet një ndeshje pas sjelljes në ndeshjen ndaj Liverpool
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, është suspenduar për një ndeshje dhe është gjobitur me tetë mijë funta nga Federata Angleze e Futbollit, pasi ka pranuar akuzën për sjellje të papërshtatshme gjatë fitores 2-1 ndaj Liverpool.
Maresca ishte përjashtuar në kohën shtesë, pasi festimit në mënyrë të ekzagjeruar golin e fitores duke vrapuar përgjatë vijës anësore dhe duke festuar me lojtarët e tij në “Stamford Bridge”. Ky veprim kishte sjellë kartonin e dytë të verdhë për të dhe më pas përjashtimin nga ndeshja.
Federata Angleze ka njoftuar se trajneri “ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe ka përdorur fjalë apo gjeste fyese gjatë ndeshjes”, ndërsa Maresca e ka pranuar akuzën dhe e ka pranuar edhe dënimin.
Për shkak të këtij pezullimi, ai nuk do të jetë në stol për ndeshjen e radhës në Premier League kundër Nottingham Forest, që zhvillohet të shtunën.
Pas shtatë ndeshjeve të para, Chelsea ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me njëmbëdhjetë pikë, pesë më pak se Arsenal, që kryeson kampionatin.
