Maratona e Londrës, dominojnë Soue dhe Asefa
Edicioni i 45-të i Maratonës së Londrës ka qenë një sukses i madh për organizatorët për numrin e konkurentëve, të cilët përfunduan garën në kohën e caktuar. Sipas organizatorëve numri i medalistëve kalonte numrin rekord të vendosur në “New York Marathon 2024” (55,646).
Sa i përket fituesve për meshkuj mbizotëroi gara keniani Sabastian Sawe. 29-vjeçari surprizoi të gjithë duke përshkruar distancën me kohën 2 orë, 2 minua dhe 27 sekonda (koha e dytë më e shpejtë e regjistruar në historinë e Maratonës së Londrës).
Sa i përket femrave garën e fitoi Tigst Asefa me kohën 2.15:50. Ndërsa organizatorët kanë bërë me dije se për Londrën gara e djeshme ishte e pazakontë për shkak të temeperaturave të larta.
