Maqedonci: Ushtarakët tanë po shkollohen sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, dhe shefin e stafit të shtabit të përgjithshëm të FSK-së, Ilir Qeriqi, kanë vizituar ushtrimin fushor të kadetëve në Akademinë e Mbrojtjes “Kampi i avancuar 2-24” që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës.

Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka shkruar se ushtarakët e Kosovës po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO-s.

“Ushtarakët tanë të rinj, e ardhmja e mbrojtjes së vendit janë duke u shkolluar sipas standardeve më të larta të NATO-s, aty ky Kosova synon të anëtarësohet! 

Tejet i kënaqur me të arriturat, gatishmërinë dhe moralin e lartë të kadetëve të shfaqur në të gjitha aktivitetet të realizuar në kuadër të “Kampit të Avancuar” që njëherësh është edhe ushtrimi vlerësues kulmor për kadetët, ku vlerësohen aftësitë e tyre operacionale dhe taktike në terren”, ka shkruar Maqedonci. /Kosova.info/

Go to TOP