Maqedonci pret shefin e operacioneve të TSK-së për 25-vjetorin e çlirimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me gjeneralmajor Subutay Adaș, shef i Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Gjersa jemi në vigjilje të njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës, falenderova Gjeneral Adaș që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë, ndërsa me theks të veçantë shpreha mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes”, ka njoftuar Maqedonci.

Ai ka paralajmëruar se tradita e bashkëpunimit do të vazhdojë për përmbushjen e interesave të përbashkëta. /Kosova.info/


Go to TOP