Maqedonci pret delegacionin nga Iowa: Partneriteti me SHBA-të i rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka pritur delegacionin amerikan nga Iowa, përkatësisht Hollie Zajicek dhe Jaki Livingston.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti me shtetin e Iowas është i një rëndësie të veçantë, dhe pikërisht eksplorimi i mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në shumë fusha ishte temë e diskutimit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci theksoi se historia 14 vjeçare e bashkëpunimit, do të vazhdojë gjatë në funksion të progresit të vendit dhe ndërtimit të urave të miqësisë. /Kosova.info/


Go to TOP