Maqedonci në Turqi, viziton Forcat Speciale
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke ku u prit në takim nga komandanti i këtyre forcave, Omer Ertugrul Erbakan.
Lajmin për këtë vizitë, ai e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm.Gjatë takimit me komandant Erbakan diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së”.
“Komandantin e falenderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, shkruan ai.
