Manchester United mposht Chelsean në një ndeshje të tensionuar
Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Chelsea në “Old Trafford”, duke zgjatur në trembëdhjetë ndeshje serinë pa humbje në shtëpi në premier League ndaj skuadres nga Londra.
Ndeshja ka nisur me shumë intensitet dhe vetëm pas pesë minutash, portieri i Chelsea, Robert Sanchez, është përjashtuar me karton të kuq pas faullimit të Bryan Mbeumo.
Epërsia numerike është shfrytëzuar shpejt nga “Djajtë e Kuq”, kur Bruno Fernandes ka shënuar në minutën e katërmbëdhjetë, duke realizuar golin e tij të njëqindtë me fanellën e United.
Në minutën e tridhjetë e nëntë, Casemiro e ka dyfishuar rezultatin pas një skeme nga goditja e këndit, duke i futur vendasit në kontroll të plotë. Megjithatë, braziliani është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë, duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë.
Chelsea ka tentuar të rikthehet në lojë në pjesën e dytë dhe ia ka dalë të shkurtojë diferencën në minutën e tetëdhjetë, kur Trevoh Chalobah ka shënuar me kokë pas një krosimi të Reece James.
Në minutat e fundit, presioni i londinezëve nuk ka mjaftuar dhe United e ka mbrojur epërsinë, duke marrë fitoren e dytë në tri ndeshjet e fundit.
Në tabelën e kryesuar nga Liverpool me pesëmbëdhjetë pikë, Chelsea gjendet në vendin e gjashtë me tetë pikë e United në vendin e nëntë me shtatë pikë.
