Manchester United fiton bindshëm ndaj West Ham

Manchester United ka shënuar një fitore bindëse me rezultat kundër West Ham. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën në “Old Trafford”, në kuadër të Javës së 23-të, është mbyllur me rezultat 3-0. 

Hojlund ka hapur serinë e golave në minutën e 23-të, duke sjellë një avantazh të hershëm për skuadrën e tij.

Në fillim të pjesës së dytë, Garnacho ka vazhduar festën e golave, duke shënuar në minutën e 49-të. Në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 84-të, ai ka shënuar edhe një gol, duke konfirmuar fitoren e Manchester United.

Në tabelën e Premier League, Manchester United gjendet në vendin e gjashtë. Në krye të tabelës vazhdon të qëndrojë Liverpool, ndërsa West Ham renditet aktualisht në vendin e shtatë.

Go to TOP