Manchester City mposht Aston Villan në fund

Manchester City ka arritur fitore në xhiron e 34-të të Premier League, duke e mposhtur Aston Villa me rezultat 2-1 në “Etihad Stadium”.

City ka kaluar në epërsi herët në minutën e shtatë me golin e Bernardo Silva, por vetëm njëmbëdhjetë minuta më vonë, Marcus Rashford e ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë (18’).

Pjesa e parë është mbyllur 1-1, me disa ndërhyrje të ashpra që kanë rezultuar me kartonë të verdhë për lojtarët e të dy ekipeve, përfshirë Digne, Guardiola dhe më pas Gvardiol.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, ka qenë Nunes që e ka shënuar golin vendimtar në minutën e 93-të, duke i dhënë fitoren ekipit të Pep Guardiola.

Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në kuotën e 61 pikëve dhe mban vendin e tretë në tabelë, ndërsa Aston Villa gjendet në pozitën e shtatë me 57 pikë.

Kryesimin e Premier League e mban Liverpooli me 79 pikë, duke mbetur favorit i madh për titullin.

Go to TOP