Manchester City i jep fund serisë negative

Manchester City ka ndërprerë serinë prej shtatë ndeshjesh pa fitore duke mposhtur Nottingham Forest me rezultat bindës 3-0 në Premier League.

Rikthimi i Kevin De Bruyne ka qenë vendimtar, pasi belgu ka kontribuuar me një gol në këtë fitore.

Ka qenë Silva ai që e ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e tetë, duke i dhënë City epërsinë e hershme. Në minutën e tridhjetë e një, De Bruyne ka shtuar avantazhin, ndërsa Doku e ka vulosur fitoren në minutën e pesëdhjetë e shtatë.

Kjo fitore është domethënëse për City, pasi i dha fund një serie prej katër humbjesh radhazi në ligë dhe vjen në një moment kur kryesuesi i tabelës, Liverpool, ka humbur pikë kundër Newcastle United.

Në renditjen e Premier League, Liverpool vazhdon të kryesojë, ndërsa City pozicionohet në vendin e katërt. Nottingham Forest, që ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, mban vendin e gjashtë.


Go to TOP