Maloku: Mbyllja e Al Jazeera Balkans, humbje për gazetarinë e mirëfilltë në Ballkan
Analisti Albinot Maloku ka reaguar pas lajmit për mbylljen e televizionit Al Jazeera Balkans duke e cilësuar këtë vendim si një humbje të madhe për gazetarinë serioze dhe të pavarur në Ballkanin Perëndimor.
“Nga zërat më të rëndësishëm të gazetarisë serioze, profesionale dhe të pavarur, Al Jazeera Balkans i dha fund ekzistencës 14-vjeçare!”, shkroi Maloku duke theksuar se ky medium u veçua për raportime të balancuara, analiza të thelluara dhe qasje të ndershme ndaj lajmit.
Ai shtoi se ka qenë gjithmonë nder dhe kënaqësi të bashkëpunonte me këtë shtëpi mediale, e cila, sipas tij, i trajtonte temat me respekt, përgjegjësi dhe paanshmëri.
“Mbyllja e saj është një humbje e madhe për publikun dhe për vetë idenë e gazetarisë së mirëfilltë në Ballkan”, përfundoi Maloku. /Kosova.info/
