Malaj: Ditë që simbolizon sakrificën e popullit që s’hoqi dorë nga liria
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se kjo është ditë e rëndësishme për gjithë kombin shqiptar.
Malaj më tutje ka thënë se 17 shkurti është datë që simbolizon sakrificën e popullit për liri.
“Në këtë ditë të shënuar, më lejoni përcjellim urimet më të përzemërta me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës! Kjo është një ditë e veçantë, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë kombin shqiptar, një ditë që simbolizon sakrificën, guximin dhe ëndrrën e bërë realitet të një populli që kurrë nuk hoqi dorë nga liria dhe e ardhmja e tij”, ka shkruar ai në X. /Kosova.info/
Në këtë ditë të shënuar, më lejoni përcjellim urimet më të përzemërta me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës! Kjo është një ditë e veçantë, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë kombin shqiptar, një ditë që simbolizon sakrificën, guximin dhe ëndrrën e bërë realitet… pic.twitter.com/BTCZdv2ZkN
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) February 17, 2025
