Majk paralajmëron këngën “Viking”, publikohet të enjten
Artisti i mirënjohur shqiptar, Majk prej ditësh ka nisur paralajmërimin e këngës së re.
Në disa postime në llogarinë e tij në Instagram, ai ka njoftuar se është drejt realizmit të një kënge, ku ai shfaqet më ndryshe se në projektet e mëparshme.
Në skenat e videoklipit, Majk shihet i veshur si kalorës ndërsa qëndron mbi një kalë dhe mban shpata në duar.
