Lukaku pritet t’i kryej nesër testet mjekësore te Chelsea

Romelu Lukaku është në prag të përfundimit të një kalimi nga Interi te Chelsea dhe thuhet se nesër (e diel) do të ketë ekzaminimet mjekësore në Belgjikë.

Sipas mediumit The Athletic, sulmuesi i Interit do të përfundojë lëvizjen e tij nesër dhe do të udhëtojë menjëherë në mbrëmje në Londër për të nënshkruar kontratën.

Lukaku kthehet te Blutë pas shtatë vitesh që kur u transferua në Everton me një marrëveshje të përhershme dhe sulmuesi nuk luajti asnjë lojë konkurruese gjatë qëndrimit të tij të parë në Londër.

Ai mbërriti nga Anderlecth në gusht 2011 dhe kaloi kohë në huazim në West Brom dhe Everton, para se ta bënte transferimin të përhershëm.

Reprezentuesi belg, i cili shënoi katër herë në pesë ndeshje në Euro 2020 këtë verë, më pas u bashkua me Manchester United në korrik 2017.

Ai nënshkroi me Interin dy vjet më vonë dhe ndihmoi Nerazzurrët sezonin e kaluar të të fitonin Scudetton e tyre të parë në 11 vjet.

Nerazzurrët thuhet se kanë pranuar një ofertë me vlerë 115 milionë euro për sulmuesin, i cili do të udhëtojë në Belgjikë për testet e tij mjekesore para se të fluturojë në Londër për t’u bashkuar me Blutë për herë të dytë.

Go to TOP