Luis de la Fuente: Do të përpiqemi ta imponojmë stilin tonë ndaj Anglisë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka deklaruar se skuadra e tij do të përpiqet të imponojë stilin e saj të lojës në ndeshjen finale të Euro 2024 kundër Anglisë.

Përballja shumë e pritur do të zhvillohet më 14 korrik në Berlin.

“Ka entuziazëm në idenë e përballjes me një kundërshtar shumë të rëndësishëm, me lojtarë të mrekullueshëm. Janë dy skuadra në formë të shkëlqyer dhe gjithçka sugjeron se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për shikuesit”, ka thënë trajneri spanjoll. “Ne kemi stile krejt të ndryshme, por Anglia është një skuadër fizike, me lojtarë që pëlqejnë hapësirat. Ne do të përpiqemi të imponojmë stilin tonë, të kemi posedimin e topit, edhe nëse kemi mundësinë të luajmë në kundërsulm. Por në fund do të hyjnë në lojë edhe aspekte të tjera: të mos bësh gabime, ndjenjën e të diturit se ka pak hapësirë për gabim, të mos duash të humbasësh, të duash të fitosh”.

Go to TOP