Lufta e Izraelit është kundër Hamasit, jo palestinezëve!

Autor: Berzat Berzati

Ambasadorja Izraelit në Kosove Tamar Ziv kishte shprehur zhgënjim ekstrem nga sulmet e fundit terroriste në shtetin e Izraelit përmes statusit në platforme X.

Ajo kujtoi se Shteti i Izraelit nuk është në luftë me palestinezët, por me Hamasin. Është thelbësore të bëhet dallimi midis të dyjave. Populli palestinez nuk është armiqtë tanë dhe nuk duhet të harrojmë kurrë këtë deklaroi ajo transmiton Kosova.info

Deklarata e plotë për media nga ambasadorja Tamar Ziv:

Sulmet e fundit ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve të pafajshëm janë asgjë më pak se barbare. Është zemërthyer të shohësh humbjen e jetëve të pafajshme dhe shkatërrimin e shkaktuar nga këto sulme. Asgjë nuk mund të justifikojë dhimbjen e paimagjinueshme që u është shkaktuar këtyre individëve të pafajshëm.

“Izraeli nuk po lufton kundër popullit palestinez.Izraeli po lufton terroristët e Hamasit.

Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjet barbare të papërfytyrueshme të fëmijëve, grave dhe pleqve të pafajshëm.

Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e palestinezëve në Gaza si mburoja njerëzore.

Pothuajse 600 raketa të hedhura nga Hamasi në drejtim të Izraelit ranë në Gaza, duke përfshirë spitalin Al-Ahli, duke vrarë palestinezë të pafajshëm.

E gjithë bota duhet të ngrihet për të dënuar terroristët e Hamasit.”

Go to TOP