Loxha mbetet pa medalje në Zagreb

Flaka Loxha është ndër pjesëmarrëset e garës Grand Prix Zagreb që po zhvillohet këto ditë.

Ajo raundin e parë e kaloi pa sfidë, ndërsa në të dytin mposhti xhudisten nga Latvia Sokrijanska.

Në raundin e tretë, xhudistja kosovare u mposht nga italiania Toniolo e cila në fund doli nënkampione.

Kështu, Flaka Loxha mbeti pa medalje nga gara e Zagrebit, ndërsa aty po marrin pjesë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Go to TOP