Loriana Kuka garon sot në Grand Slamin e Parisit

Loriana Kuka do të garojë sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudistja kosovare do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ajo në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Lituania, Migle Dudenaite.

Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi arriti ta fitonte medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Përveç Krasniqit, dje garuan edhe Flaka Loxha e Laura Fazliu, por u eliminuan në raundin e tretë.

Go to TOP