Lopetegui merr drejtimin e West Ham

West Ham United ka njoftuar emërimin e ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madridit, Julen Lopetegui, si trajnerin e ri të skuadrës.

Klubi i Premier League e bërë publik lajmin të enjten, duke konfirmuar se Lopetegui do të marrë drejtimin e ekipit më 1 korrik.

Lopetegui, i cili më parë ka drejtuar Wolverhampton Wanderers në Premier League, do të zëvendësojë David Moyes, i cili u largua nga klubi anglez këtë muaj. Nën drejtimin e Moyes, West Ham ka përfunduar sezonin në vendin e nëntë në renditjen e Premier League të kryesuar nga Manchester City, duke humbur mundësinë për të marrë pjesë në garat e kupave evropiane për sezonin e ardhshëm. 

 Lopetegui ka thënë se ndihet i kënaqur për rastin për ta drejtuar skuadrën angleze.

“Ambicia ime si trajner është që të jem gjithmonë më i mirë, për të arritur qëllime më të mëdha dhe për të inkurajuar dhe përmirësuar lojtarët, ekipin dhe të konkurroj sepse futbolli ka të bëjë me këtë, pra me konkurrimin”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Drejtori teknik i West Ham, Tim Steidten, ka theksuar se Lopetegui ishte objektivi kryesor i klubit për rolin e trajnerit.

“Karriera e tij tregon se, kudo që ai ka stërvitur, ai ka përmirësuar lojtarë dhe ekipe, dhe ne mezi presim ta shohim atë të punojë me skuadrën tonë”, është shprehur Steidten.

Go to TOP