Londër, gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kosovën e përfaqëson Kurti

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të mërkurën me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili udhëton sonte drejt Londrës.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë, thuhet në komunikata të ndara nga Qeveria britanike dhe ajo gjermane.

“Qëllimi i Samitit është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për përafrim më të ngushtë me Evropën në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.


Go to TOP