Llapi nënshkruan edhe me një portier
Llapi është duke vazhduar me transferime, duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për Evropë dhe sezonin 2022-23.
Portieri Amrush Bujupi është transferimi i fundit që është zyrtarizuar prej skuadrës nga Podujeva.
Bujupi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës”.
Portieri i gjatë 1.89 m i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare.
