Llapi konfirmon transferimin e Axel Gnapi te Fakel Voronezh
KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se ka arritur marrëveshje me klubin rus, FC Fakel Voronezh, për transferimin e sulmuesit të skuadrës, Axel Gnapi.
“Pas interesimit të vazhdueshëm nga klubi rus, KF Llapi ka rënë dakord për kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojë futbollistin. KF Llapi e vlerëson maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë kohës së qëndrimit te klubi dhe i uron atij shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale”, thekson Llapi.
Ndryshe, Gnapi iu bashkua Llapit në korrik të vitit të kaluar nga FC Prishtina, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi llapjan u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime.
