Llapi do të përballet me Wisla Krakow

Nënkampioni i Kosovës, Llapi do ta nisë rrugëtimin në Evropë para tifozëve të vet kundër skuadrës polake, Wisla Krakow.

Për dallim nga Ballkani që kishte fat në short, llapjanët morën një kundërshtar dukshëm më të fortë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 18 korrik.

Kjo është pjesëmarrja e tretë në garat evropiane për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

Go to TOP