VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu, i arrestuar në rastin “Brezovica”

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar asamblistin Berat Lahun, i cili u arrestua të mërkurën në aksionin “Brezovica”.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, ndaj VV-ja ka marrë vendim për suspendim deri në zbardhen përfundimtare të rastit.
“Jemi njoftuar me vendimet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë për anëtarin tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këto lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”.

Go to TOP