Liverpooli synon transferimin e mbrojtësit portugez

Liverpoooli është favorit për ta transferuar Goncalo Inacion nga Sportingu i Lisbonës.

Mbrojtësi portugez e ka marrë vëmendjen e shumë klubeve elite të Premier Leagues, pas formës konsistente në kampionatin portugez.

Është raportuar se të Kuqtë tashmë kishin kërkuar informaicone për të gjatë afatit kalimtar të verës, pasi janë në proces të gjetjes së një zëvendësimit për Joel Matipin dhe Virgil van Dijk.

Manchester United ishte gjithashtu pas tij, por u tërhoqën pasi Harry Maguire vazhdoi qëndrimin në “Old Trafford”.

Megjithatë, sipas Sport Bild, Djajtë e Kuq janë larguar nga gara dhe Liverpooli është favorit.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i Inacios dhe besohet se është opsioni i tij i preferuar për në mbrojtje.

Kontrata e Inacios me Sportingun zgjat deri në vitin 2027, teksa ka klauzolë prej 49 milionë euro.

Go to TOP