Liverpool thyhet nga Arsenal

Arsenal ka realizuar një fitore spektakolare kundër Liverpool.

Në ndeshjen e Javës së 23-të të Premier League të zhvilluar në “Emirates Stadium” rezultati përfundimtar ka qenë 3-1. 

Ka qenë Sane ai që ka hedhur themelet e fitores me një gol në minutën e 14-të. 

Në anën tjetër, Liverpool ka përfituar nga një autogol i Magalhaes, duke bërë që rezultati të barazohet. 

Në pjesën e dytë, Martinelli ka shtuar avantazhin për Arsenalin në minutën e 67-të.

Arsenal ka vulosur fitoren kur Trossard ka shënuar golin e tretë në minutën e 92-të.

Kjo humbje është e para për Liverpool në dymbëdhjetë ndeshje në të gjitha garat, kurse Arsenal  i ka dhënë fund serisë pa fitore kundër Liverpoolit në tri ndeshjet e fundit.

Megjithatë, edhe pas kësaj humbje, Liverpool vazhdon të kryesojë tabelën e Premier League me 51 pikë, dy më shumë se Arsenal, që ndodhet në vendin e dytë me 49 pikë.

Go to TOP