Liverpool e Manchester United fitojnë dhe takohen në çerekfinale

Liverpool dhe Manchester United kanë kaluar në çerekfinale të Kupës FA.

Liverpool ka mposhtur Southampton me rezultat 3:0, kurse Manchester United ka mposhtur Nottingham Forest me rezultatin minimal 0:1.

Skuadra e Jurgen Klopp ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Fillimisht, Koumas ka shënuar për 1:0 në minutën e 44-të, ndërsa Danns ka shënuar dy gola të tjerë në minutat e 73-të dhe 88-të për të siguruar fitoren. 

Ndërkohë ndeshja Manchester United – Nottingham Forest dukej se do të përfundonte pa gola, por Casemiro ka shënuar në minutën e 89-të për të siguruar fitoren dhe kualifikimin. 

Në fazën tjetër Manchester United do të përballet me Liverpool; Manchester City do të ndeshet me Newcastle; Wolves me Coventry dhe Chelsea me Leicester City.

Go to TOP