Liridon Balaj firmos për Skënderbeun

Futbollisti kosovar Liridon Balaj zyrtarisht karrierën do ta vazhdojë tek klubi i njohur nga Shqipëria, Skënderbeu.

25-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun.

Klubi korçar përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e Balajt.

“Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq! 25-vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.

Kujtojmë se Balaj më parë ka bërë karrierë tek Aarau, Schaffhausen dhe së fundi me Deinze. 

Go to TOP