”Liria ka Emër” nderon me ndezje qirinjsh avokatin, Andrew Strong
Sonte duke filluar nga ora 18.00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do ndizen qirinj në nderim të avokatit amerikan, Andrew Strong, i cili mbrëmë u nda nga jeta.
Ky aktivitet vie si organizim, nga platforma ”Liria ka Emër”, në nderim të veprës së Strong, si avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në rastin e tij nga Gjykata Speciale.
Njëherit, Strong ishte edhe pjesë e ekipit të dikurshëm të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë.
”Njoftim
“Liria ka Emër”, në nderim të mikut të Kosovës, avokatit të z. Kadri Veseli, Andrew Strong, i cili ndërroi jetë papritur dje, organizon ndezje të qirinjëve.
Dita: E martë (12 dhjetor)
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë)
Koha: 18:00
Ju mirëpresim!”
