Lindelof në përkrahje të Pogba-s: Ai po kalon situatë të vështirë

Kapiteni i Manchester United, Victor Lindelof, e pranon se ka simpati për ish-bashkëlojtarin Paul Pogba-n.

Mesfushori francez i Juventusit, mund të pezullohet nga loja për një periudhë afatgjatë pas testit të dopingut të konfirmuar javën e kaluar.

Lindelof thotë se Pogba po kalon situatë tejet të vështirë.

“Është shumë e trishtueshme për të”, tha suedezi.

“Ai ka pasur disa vite të vështira fillimisht me lëndime. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejtë, sepse ai është një lojtar shumë i mirë”, ka theksuar Lindelof.

Go to TOP