Limaj për 100 ditëshin e Kurtit: Qeveri ‘anemike’, deri tani s’ka agjë konkrete!

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në ‘Blic Interview me Astrit Gashi, ka folur në lidhje me startin e qeverisë Kurti.

Limaj ka thënë se deri tani nuk ka parë ndonjëz hvillim konkret apo gjurmë nga kjo Qeveri.

“Deri tani nuk kemi pa ndonjë zhvillim apo gjurmë që ka lënë kjo qeverisje. Eshtë pak a shumë ajo ç’ka kemi pritur, nuk nuk na ka befasu. Kemi prit të jetë një Qeveri në proporcion me votën që ka marrë. Shihet qartë se kjo Qeveri jo vetëm që nuk i ka patur planet e gatshme por ka patur edhe mungesë të Planit Qeverisës për disa kohë. Eshtë një Qeveri anemike deri tani”

Tutje Limaj tha se Qeveria Kurti e ka mrrë shtetin me më së paku borxhe në rajon dhe ka mundësi me i realizu objektivat.

“Qeveria e zotit Kurti e ka marrë shtetin me më së paku borxh publik në rajon, e ka marrë qeverisjen pa ndonjë kredi të keqe. Kjo qeveri i ka të gjitha mundësitë, pa telashe serioze të borxheve, është një mundësi e mirë për të realizuar objektivat. Në këtë mënyrë si e ka gjetur shtetin ai ka mundësi me i realizu objektivat, nëse ai ka. Një qeveisje që ak një mandat të fuqishëm i ka bazat për të realizuar objektivat”

Go to TOP