Lille del fituese në `Olimpico`

Lille i Bruno Genesio ka reaguar si duhet pas humbjes në Ligue 1 kundër Lyon, ndërsa Roma e Gian Piero Gasperin ka zhgënjyer në shtëpi, duke humbur një mundësi të madhe për të marrë pikë të rëndësishme.

Francezët kanë marrë fitoren e dytë radhazi në Europa League, pasi e kanë mposhtur Romën me rezultat minimal 1-0 në “Stadio Olimpico”.

Skuadra mysafire ka kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë, kur një gabim i Kostas Tsimikas është shfrytëzuar nga Felix Correia, i cili pas një devijimi e ka shërbyer Hákon Arnar Haraldsson, i cili nuk ka falur dhe e ka dërguar topin në rrjetë nga afërsia.

Roma ka rrezikuar seriozisht vetëm pas gjysmë ore lojë, kur Neil El Aynaoui e ka pasur një mundësi të artë për barazim, por Aissa Mandi e ka larguar topin nga vija fatale.

Në pjesën e dytë, Olivier Giroud për pak sa nuk e ka dyfishuar avantazhin për Lille, ndërsa Evan Ferguson e ka humbur rastin më të mirë të verdhekuqve me një goditje me kokë që ka kaluar pranë shtyllës.

Fundi i takimit ka qenë dramatik. Roma e ka fituar një penallti pas verifikimit të VAR-it, por tre herë radhazi ka dështuar pas ekzekutimit të penalltisë. Artem Dovbyk i ka parë të ndalura dy tentativat e tij nga portieri Berke Ozer, i cili po ashtu e ka pritur edhe gjuajtjen e tretë, këtë herë nga Matias Soule.

REZULTATET E NDESHJEVE: 

No description available.


Go to TOP