Liami zbulon pse u nda nga ish-partnerja

Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për ish-partneren e tij në një bisedë të zakonshme me Françeskën në oborrin e shtëpisë. Ai tregon se një nga shkaqet që ka çuar në ndarjen e tyre ka qenë xhelozia por edhe largëisa, pasi të dy punonin në vende të ndryshme.

Pjesë nga biseda:

Liami: Nisi xhelozia ngaqë ne ishim larg, jo unë punët e mia si DJ, jo në Luksenburg, jo në Hollandë ndërsa ajo në Paris. Takoheshim thuajse në fundjavë. Në fillim ajo fundjava ishte e bukur, e pastër sepse takoheshim dhe ç‘malleshim, ndanim çdo gjë. Pastaj filloi xhelozia, jo ku ishe ti, me kë ishe ti, pse nuk ma hap telefonin ti.

Françeska: Nga ajo apo nga ti?

Liami: Nga ajo. Por unë kur bëj muzikë, bëj muzikë se nuk mundem se kështu është puna ime. Edhe ajo, kur është duke ecur në pasarelë, nuk i them dot hape telefonin. Kur një ditë të bukur e kapa me telefonin tim në dorë. Kur dola unë nga tualeti, u mundua ta fshihte. I thashë se çfarë po bënte, jo asgjë m’u përgjigj. Po ti i thashë nuk ke turp.

Go to TOP