‘Ky Inter është shumë i bukur për t’u ndjekur’
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, mendon se Interi i këtij sezoni është shumë më i bukur dhe më tërheqës për t’u ndjekur.
Zikaltërit janë afër titullit të kampionit, titull të cilin mund të sigurojnë qysh në xhiron e radhës.
Sipas Moratt-it, loja e bukur është karakteristika kryesore e këtij Interi.
“Ky Inter është shumë i bukur për t’u ndjekur. Loja e bukur është karakteristika kryesore dhe ndonjëherë më kujton Interin e Herrerës”, ka thënë Moratti.
Ai ka thurur elozhe për sulmuesin Lautaro Martinez dhe trajnerin Simone Inzaghi.
“Lautaro si Milito. Inzaghi ka shumë kualitet, më ka surprizuar”, ka theksuar Moratti.
Prev Post
Liami zbulon pse u nda nga ish-partnerja
