Leonat Vitija largohet nga FC Prishtina pas dy sezonesh
Qendërmbrojtësi Leonat Vitija nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi kryeqytetas, i cili ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit pas skadimit të kontratës së lojtarit.
25-vjeçari ishte një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes bardhekaltër gjatë dy viteve të fundit.
Në mesazhin e lamtumirës, klubi u kujdes që ta falënderojë mbrojtësin për gjithçka që dha në fushë:
“FC Prishtina i shpreh mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij.
“Në edicionin që lamë pas, Vitija la gjurmë duke regjistruar gjithsej 31 paraqitje në të gjitha garat, ku dha kontributin e tij në kampionat, në garën për Kupë, si dhe në ndeshjet evropiane.
