Lëndohet rëndë një person pasi u rrokullis me traktor në Skenderaj

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar arën e tij.

Policia bën me dije përmes raportit se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rakinincë të Skenderajt.

Go to TOP