Paris Saint-Germaini është në treg për një anësor, duke kërkuar për dikë të gjatë, të shpejtë dhe me dy këmbë.
Këtu janë lojtarët që mund të përshtaten me atë formë.
Javën e kaluar, trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier njoftoi se klubi i tij ishte në tregun e transferimeve, duke kërkuar të sjellë një anësor.
Kriteret e tij ishin goxha specifike: “Ne po kërkojmë një lojtar të gjerë… një lojtar i gjatë, i fortë, i mirë me të dyja këmbët dhe me kokën e tij”.
PSG-ja, natyrisht, ka një buxhet të pakufishëm, por kërkesat e Galtierit janë të sakta dhe ndoshta të kufizuara në shumë pak lojtarë në futbollin botëror.
PSG ndoshta ka tashmë më të mirën në Kylian Mbappe, i cili është, në një farë mase, golashënuesi më i kompletuar në botë që mund të përdoret në krah.
Pra, realisht, kë mund të blinin kampionët e Ligue 1 për të kënaqur nevojat e trajnerit të tyre?
“Goal” hedh një vështrim në disa lojtar që mund të kenë një ndikim menjëherë dhe në planin afatgjatë.
Gakpo, Mane, Rshford, Malcom, Pulishiq.