“Le Monde” për rastin e Klan Kosovës: Kurti akuzohet për lëvizje autoritare
E përditshmja franceze Le Monde i ka kushtuar sot një artikull kryeministrit Albin Kurti dhe mënyrës se si ai po udhëheq me vendin.
Sipas këtij mediumi, Albin Kurti po akuzohet për lëvizje autoritare në Kosovë.
Artikulli nis me kërkesën e Qeverisë Kurti për mbylljen e televizionit Klan Kosova e cila ka shkaktuar tronditje në këtë vend të vogël ballkanik, medium ky i njohur deri më tani për respektimin e pluralizmit të shtypit.
“Klan Kosova është në kohë të huazuar. Kanali i parë televiziv privat në Kosovë, i cili punëson 230 persona, fare mirë mund të detyrohet të ndërpresë së shpejti transmetimin, nëse vendimi i shpallur më 14 qershor nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për tërheqjen e certifikatës së biznesit mbahet në fuqi”, shkruan Le Monde.
