LDK mblidhet në Pejë, Abdixhiku: Bashkuam forcat për rikthimin e madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është mbledhur në Pejë bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore.

“Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe”, ka thënë Abdixhiku.

Po ashtu, ai tha se LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend.

“Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për t’i shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi. Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktualë shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asamblistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën”.

Abdixhiku pas kësaj mbledhje kërkoi edhe mbështetjen e qytetarëve përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë. Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush”.

Go to TOP