LDK kërkon të shtohet një pikë në rezolutën e referendumit për Serbinë, Kuvendi shkon në pauzë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që të shtohet edhe një pikë në rezolutën  për referendumin e Serbisë.

Gashi ka pohuar se pasi të shtohet kjo pikë, ata do ta mbështesin në votim rezolutën.

“Ne si grup i LDK-së, kemi një propozim rezolutë. LDK duke marrë parasysh gjendjen e krijuar, dhe paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me detyrat e saj kushtetuese duke marrë në konsideratë shqetësimet e qytetarëve në lidhje me tendencat për shkeljen e sovranitetit vendit nga Serbia. Propozojmë projekt rezolutë, që Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të zbatojë të gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe sovranitetit shtetëror”, ka thënë ai.

Kuvendi ka shkuar në një pauzë 10 minutëshe. 

Go to TOP