LDK-ja paralajmëron drejtësi: Faton Peci në panik për shkak të akuzave për keqpërdorim

Kryetari i FRLDK-së, Paris Guri, ka adresuar akuza të ashpra ndaj Faton Pecit, ministër i MBPZhR-së duke e akuzuar për panik dhe frikë nga drejtësia, që, sipas tij, po afron.

Ai ka theksuar se arsyeja e vetme pas padisë është shqetësimi për përballjen me drejtësinë për keqpërdorime të buxhetit të shtetit.

“LDK po vjen dhe ndryshimi është i pashmangshëm. Të gjitha paratë e vjedhura do të kthehen, cent më cent,” tha ai në një deklaratë publike duke shtuar se askush nuk mund të fshihet nga krimet e kryera.

Deklarata shënon një qëndrim të fortë të LDK-së ndaj luftës kundër korrupsionit duke premtuar transparencë dhe drejtësi për qytetarët e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP