LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ish-ministrave për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Sot, e enjte, në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë, ndaj ish-Kryeministrit Albin Kurti dhe disa ish-ministrave të kabinetit të tij, të cilët tashmë janë rizgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë kallëzim penal, LDK akuzon ish-zyrtarët e lartë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ligjore gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre qeveritare. Sipas përfaqësuesve të LDK-së, veprimet e Kurtit dhe ish-ministrave kanë rezultuar në dëm të interesit publik dhe shkelje të ligjeve në fuqi.
LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të siguruar llogaridhënie dhe sundim të ligjit në vend. /Kosova.info/
