LDK apo VV, ja kush po prin me vota në Gjilan
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit deri më tani janë numëruar 12.70 për qind e votave.
Sipas faqes zyrtare, deri më tani në këtë komunë është duke prirë me vota Lutfi Haziri nga LDK-ja.
Nga votat e numëruara deri më tani, Haziri duket se ka marrë 58.38 për qind të votave.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Alban Hyseni, deri më tani ka marrë 41.62 për qind të votave
