Lajçak zhvillon takime me eurodeputetë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Pas vizitave në Prishtinë dhe Beograd, Emisari Special i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me edhe Grupin Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve evropianë, të cilëve ua çmoi interesimin dhe mbështetjen ndaj punës së tij për dialogun.
“Mirëprita mundësinë për t’iu drejtuar Komitetit Drejtues Willy Brandt të Grupit të Progresistëve. Diskutuam zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E vlerësoj interesimin dhe mbështetjen për punën time”, njoftoi Lajçak në Twitter.
Lajçak gjithashtu zhvilloi takim edhe me eurodeputeten gjermane, Viola von Vramon, të cilën edhe e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë.
“Pata bisedë të mirë me Viola von Cramon. Shkëmbyen shënime mbi ngjarjet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE’ja. I jam mirënjohës për bashkëpunimin e ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajçak.
