Lajçak: U takova me Kurtin në Greqi për takimin e 2 majit

Emisari evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Greqi.

Në këtë takim është diskutuar detajisht në lidhje me takimin e 2 majit.

“U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Go to TOP