Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e dialogut
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e deleguar të Evropës në Francë, Benjamin Haddad.
Sipas postimit në X, Lajçak ka njoftuar se kanë biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Falenderues për mbështetjen e fortë të Francës ndaj procesit”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
Always a pleasure to be in Paris and to meet with Minister Delegate @benjaminhaddad 🇨🇵🇪🇺. We had a good discussion on the dynamics in the Western Balkans and the importance of progress in the Dialogue on normalisation of relations. Grateful for 🇫🇷 strong support to the process. pic.twitter.com/TAGHGMCmUG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 21, 2024
