Lajçak takohet me Vuçiqin në New York, tregon çka biseduan

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në New York.

Lajçak ka shkruar në Twitter se takimi me Vuçiqin vjen pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit në Prishtinë.

“Në Nju Jork sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.

Kosova dhe Serbia gjenden në një proces të rëndësishëm të dialogut.

Tema e targave tash për tash aktuale.

Go to TOP