Lajçak: Rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë në BE

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë në BE.

Kështu ka deklaruar Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se, BE-ja është e përkushtuar ndaj një Ballkani Perëndimor evropian.

Përveç kësaj, përfaqësuesi i BE-së, ka deklaruar edhe se, zgjerimi është sërish politik, por që duhet të bëhet realitet.

“Rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë BE. Ne jemi të përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor evropian. Ndershmëria është kthyer. Zgjerimi është sërish politik. Por që ajo të bëhet realitet, ne duhet ta kthejmë vullnetin e mirë në rezultate konkrete”, ka thënë Lajçak. 

Go to TOP